LAJMI I FUNDIT:

Dhoma amerikane e Tregtisë me rezerva për amnistinë

Dhoma amerikane e Tregtisë me rezerva për amnistinë

Dhoma amerikane e tregtisë në Tiranë shfaqi rezerva të enjten, në lidhje me projekt-ligjin e qeverisë për amnistinë fiskale për bizneset.

”Ne na thanë që të premten do të japim propozimet tona në komisionin e ekonomisë, por ndërkohë drafti është miratuar një ditë më parë në parim nga ky komision. Pra duket se mendimi ynë do të jetë formalitet”, tha përfaqësuesi i kësaj dhome, Genci Boga.

Kjo nuk është dhoma e vetme e tregëtisë që ankohet, pasi edhe shoqata të tjera kane kërkuar më shumë kohë në dispozicion për të diskutuar projektligjin mbi faljen e detyrimeve te prapambetura. Por qeveria këmbëngul se projekti duhet të miratohet sa më shpejt në parlament. Opozita është kundër kësaj nisme, duke thënë se mazhoranca po përpiqet të pastrojë paratë e korrupsionit. /Telegrafi/