LAJMI I FUNDIT:

Deutsche Telekomi shet biznesin e vet amerikan, që bënte humbje

Deutsche Telekomi shet biznesin e vet amerikan, që bënte humbje

Ngurrimi i gjatë mori fund. Koncerni më i madh evropian i telekomunikacionit Deutsche Telekomi i shet konkurrentit AT&T shoqërinë e vet bijë amerikane të telefonisë mobile, që s'po shkonte mirë, për një çmim prej 39 miliardë dollarësh.

Lajmi u bë i ditur nga kryetari i bordit të Deutsche Telekomin, René Obermann, i cili tha se është një ditë e mirë për kompaninë që drejton.

“Realizuam 39 miliardë dollarë për biznesin tonë amerikan. Investimet e së ardhmes, që duhet t’i bëjmë, bëhen me këtë shumë më të lehta. Bilanci ynë fuqizohet në këtë mënyrë. Është gjithashtu një ditë e mirë sepse në SHBA mbetemi të angazhuar si aksionari më i madh individual në një sipërmarrje, e cila ka një rol udhëheqës në treg dhe kësisoj vazhdojmë të marrim pjesë në shanset në Amerikë“, tha ai.

Shefi i Deutsche Telekomit, René Obermann, tha se me shitjen fuqizohet pozicioni i Telekomit në Evropë. Tani mund të përqendrohemi te zgjerimi i rrjeteve të shpejta në Evropë dhe te zhvillimi i produkteve moderne të internetit, tha më tej ai.


“Me shitjen Telekomi nxjerr rreth 39 miliardë dollarë, rreth 28 miliardë euro. Blerësi, AT&T, paguan 25 miliardë dollarë para të thata dhe mbetjen në aksione. Kësisoj Telekomi merr pjesë te udhëheqësi i sektorit në SHBA me deri në tetë për qind. Instancat e të dyja sipërmarrjeve e kanë miratuar tashmë blerjen”. /Telegrafi/