Nuk është votuar themelimi i Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së Kosovës, për shkak se nuk pati kuorum për votim.
Një debat i ashpër u zhvillua mes partive politike, kryesisht mes PDK-së e LDK-së, meqë e para nuk i dha emrat duke shprehur rezervat e saja, por që këtë do ta bëjë pas konsultimeve.
Në fillim të seancës, shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, sqaroi arsyen e iniciativës për themelimin e komisionit, për të cilin tha se do të merret me dy gjëra kyçe.
“E para, përputhshmërinë me ligjet në fuqi të mjeteve të shpenzuara për aktivitetet lobuese nga ana e Presidencës dhe Qeverisë së vendit nga viti 2010 deri më tani. Dhe e dyta, efektet e arritura deri me tani nga këto shpenzime për Republikën e Kosovës. Arsyetimi për formimin e këtij Komisioni parlamentar është dhënë në shkresën që kemi dorëzuar për të maksimizuar transparencën dhe ligjshmërinë në shfrytëzimin e parasë publike”, tha Hoti.
Ai me këtë rast propozoi deputetët Lumir Abdixhiku si zëvendës-kryesues, Vjosa Osmani dhe Ilir Deda. Mirëpo, shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, shprehu rezervat e tij rreth kësaj iniciative, duke thënë se nuk e dinë nëse Kuvendi do të shndërrohet në prokurori apo do ta arrijë ta ruajë atë për çfarë është.
“Iniciativat për të formuar komisione hetimore për çështje vend e pa vend, të cilat ka edhe dyshime që janë në pajtim me Kushtetutën në rastin konkret sepse ekziston një ndarje e pushteteve dhe po ashtu e përgjegjësive të disa prej institucioneve. Sidoqoftë, vlerësoj se mund të na fusin në një cikël të iniciativave për themelimin e komisioneve hetimore, të cilat pastaj nuk e di a do ta kthejnë këtë Kuvend në një lloj prokurorie, apo vend për të kryer detyrat, të cilat i kemi. Gjithsesi, PDK sot nuk është e gatshme t’i japë emrat, na duhet të konsultohemi edhe pak si grup parlamentar dhe pastaj nëse vazhdon iniciativa për këtë komision edhe mund t’ju njoftojmë me kohë për katër emrat që do duhej t’i kishim për këtë komision”, tha Krasniqi.
Ndërkohë, shefi i Grupit parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, tha se nuk ka nevojë të frikësohet asnjë parti nga hetimi për presidentin, meqë ai vetë ka deklaruar se është apolitik.
“Vetë e kam dëgjuar presidentin duke thënë që është jo partiak, tash nuk besoj që asnjë parti ka arsye të frikësohet që Hashim Thaçi të hetohet me mënyrën se si i shpenzon paratë publike. Kështu që edhe ne jemi për t’u krijuar ky komision hetimor edhe propozojmë që deputetët Arbërie Nagavci dhe Drita Millaku të jenë pjesë e këtij komisioni”, u shpreh Konjufca.
Ndaj tij, reagoi përsëri Memli Krasniqi, i cili e quajti kolegun e tij nga VV-ja, paragjykues.
“Si edhe shpesh herë, Konjufca ishte paragjykues, sepse unë pata shqetësimin me shumë për Isa Mustafën dhe Ramush Haradinajn, sepse kjo kërkesa ka të bëjë me Qeverinë dhe Presidencën e jo me Presidencën. Kjo na ka shqetësuar më shumë, sepse këtë Qeveri e udhëheq kryetari i AAK-së, e atë Qeverinë e kaluar edhe besoj është pjesë e këtij hetimi, nëse s’e ka menduar LDK propozoj që të përfshihet, është udhëhequr nga kryetari i LDK-së”, tha ai.
Replikën e vazhdoj edhe deputeti Konjufca, i cili tha se krejt këta që i përmendi Memli nuk bënë shumë dallime tek ata.
Deputeti i Grupit të Deputetëve të Pavarur, Dardan Molliqaj, propozoi Dardan Sejdiun si përfaqësues në këtë komision, i cili do të jetë edhe kryesues. Derisa shtoi se partitë po shfrytëzojnë mekanizma kur nuk iu konvenojnë komisionet.
“Një gjë është e qartë që cilësdo prej partive që nuk iu konvenon të krijohen komisione kanë gjetur një mekanizëm të bllokimit, sepse pa dërgimin e përfaqësuesve nga ndonjëra prej grupeve parlamentare komisionet edhe nuk po funksionalizohen”, u shpreh Molliqaj.
Teuta Haxhiu në emër të AAK-së, tha se ata janë pro themelimit, derisa ka propozuar Muharrem Nitajn dhe Blerim Kuçin përfaqësues të AAK-së në këtë komision.
“Formimet e komisioneve hetimore nganjëherë po bëhen sa për të thënë. Megjithatë transparenca e Qeverisë ekziston dhe do të informohet me kohë. Ne kemi emrat, Muharrem Nitaj dhe Blerim Kuçi”, tha ajo.
Ndërsa, Bilall Sherifi, shef i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate të Kosovës, tha se ky komision nuk merret me hetim, por vetëm me shikimin e faturave që janë shpenzuar për lobim nëse janë shpenzuar në mënyrë të duhur apo jo, derisa ka propozuar deputetin Zafir Berisha për anëtar të këtij komisioni.
Grupi parlamentar 6+ ka propozuar deputetin Fikrim Damka për anëtar të këtij komisioni, ndërsa Lista Serbe nuk ka dhënë asnjë emër, pasi nuk ishte në seancë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Instituti PREVENT publikon raportin “Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm”

Dauti thirrje VLEN-it: Ta kalojmë bashkërisht propozim-ligjin për ish-ushtarët e UÇK-së

Arrestohet 46 vjeçari i cili ishte i dënuar për prodhim dhe shitje të drogës në Tiranë

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës