LAJMI I FUNDIT:

Dështojnë negociatat për buxhetin e BE-së

Dështojnë negociatat për buxhetin e BE-së

Negociatat për miratimin e buxhetit të Bashkimit Evropian për vitin e ardhshëm kanë dështuar. Kjo për shkak se vendet anëtare të BE-së kanë refuzuar kërkesën e Parlamentit Evropian që të ketë më shumë të drejtë vendosjeje në planifikimet e buxhetit të ardhshëm.

Vet buxheti për vitin 2011 në vlerë prej 126.5 miliardë euro nuk ishte kontestues. Komisioni Evropian tani duhet të paraqesë një propozim të ri të buxhetit.

Për shkak të zvarritjeve në miratimin e tij kërcënohen disa objektiva të BE-së, si për shembull ndërtimi i mëtejmë i shërbimit të jashtëm si dhe projekti i planifikuar të zhvillohet në Francë për hulumtimet e energjistë bërthamore Iter. /Dw/Telegrafi/