LAJMI I FUNDIT:

Dështojnë bisedimet për mediat?

Dështojnë bisedimet për mediat?

“Duke e pasur parasysh interesin e masës së gjerë për bisedimet për çështjen e mediave në grupet punuese, ju njoftojmë se për momentin nuk është e mundur që të vazhdojnë takimet për reformat në media që deri më tani janë zhvilluar, në të cilat jemi munduar që të arrijnë konsensus për dallimet e propozim-amendamenteve. Sidoqoftë, ende rishikojmë alternativa të ndryshme që të arrihet deri në pajtueshmëri nga palët”, njoftojnë nga zëdhënësja e lehtësuesit belg, Piter Vanhoutte, Kristina Domovska.

Përndryshe, më shumë se një muaj grupet punuese nuk kanë biseduar për çështjen e mediumeve. Ndërkaq, sipas Marrëveshjes së Përzhinos, pa pastrimin e çështjes së mediave nuk do të ketë kushte për zgjedhjet.


Takimet e fundit kanë qenë para 24 janarit, në ditën kur partitë u morën vesh që zgjedhjet të shtyhen më 5 qershor, ndërkaq kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruvski doli me qëndrim se ka marrë premtime se nuk do të ketë ligj të ri për mediat.

Ndërmjetësi belg Piter Vanhojte, më 18.02.2016 konfirmoi se partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos nuk kanë arritur marrëveshje lidhur me rregullimin e mediumeve.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se kush është fajtor për dështimin e bisedimeve, Vanhojte tha se në to kanë marrë pjesë katër partitë politike dhe se të gjithë kanë përgjegjësi për këtë mossukses.

Pas dështimit të bisedimeve, Vanhoutte në profilin e tij zyrtar në Twitter në mëngjes ka publikuar një fotografi me një mace të vrenjtur, me porosinë:

“Demokracia kërkon kompromis – kërkon njerëz racional – kërkon mendje të shëndoshë – kërkon politikan kompetentë – kërkon që të jetë në shërbim të popullit”, ka shkruar Vanhoutte.

Siç tha lehtësuesi belg, mossuksesi i partive që të arrijnë marrëveshje për mediumet do të ndikojë në vlerësimin që ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në vend duhet ta njoftojnë sot rreth asaj nëse ka kushte për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 24 prill.

Ndërmjetësuesi belg, Piter Vanhojte, pastaj, ka pasur takim edhe me përfaqësuesit e Asociacionit të Mediumeve (pesë televizionet nacionale). Ata kanë kërkuar depolitizim të plotë nga Agjencia për mediume, rregullimin e të drejtave të autorit, para dënimit të paralajmërohen dhe dënime racionale për mediumet.

Reforma në media, është njëra nga çështjet kryesore nga të cilat varet vlerësimi i bashkësisë ndërkombëtare që duhet ta bëjnë sot, për atë se a do të ketë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira, fer dhe demokratike apo, jo.

Propozimin e bashkësisë ndërkombëtare për reforma në media, deri sa kanë qenë në bisedime, e ka pasur mbështetjen e tre partive nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, LSDM-BDI dhe PDSH, por jo dhe të VMRO-DPMNE-së. Nga VMRO-DPMNE, kanë thënë që janë kanë qenë të gatshëm të pranojnë kopje të çfarëdo ligjit që vjen nga çfarëdo shtet i Evropës, sipas tyre, propozimi i Vanhoutte-s është në favor të opozitës.

Van Hojte e komentoi propozimin e VMRO-DPMNE-së duke shtuar se nuk është mirë të kopjohen ligjet e vendeve evropiane dhe të pretendohet se janë të mira, sepse sipas tij, Maqedonia ka sistem të ndryshëm ligjor, tjetër bekgraund dhe origjinë të medias krahasuar me shumë vende evropiane, ai bëri thirrje që për reforma në media, gjegjësisht për përmirësimin e klimës aktuale mediatike.

Propozimin e Vanhoutte-s e ka mbështetur edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, ku ditë më parë deklaroi se ky propozim është i bazuar në praktikat më të mira evropiane dhe idetë më pozitive të gazetarëve dhe ekspertëve të Maqedonisë.

Përderisa është ditur thuajse në detaje se çfarë kanë kërkuar partitë maqedonase , situata është ka qenë e mjegulluar te partitë shqiptare. Edhe përkundër tentimeve të Portalb-it për të marrë kërkesat shqiptare të radhitura në mënyrë taksative, partitë shqiptare kanë improvizuar me deklarata të përgjithshme.

Pala shqiptare problemin e ka parë tek emërtimet.

Të dy partitë gjatë bisedimeve kanë qenë të mendimit se RTVM, programi i dytë, të jetë 24 orë në gjuhën shqipe, si dhe t’i hiqet “makedonska” (maqedonase) për t’u zëvendësuar me “e Maqedonisë”.

“Kanali dytë të jetë 24 orë në gjuhën shqipe. Radio Shkupi, njëjtë, 24 orë në gjuhën shqipe. Emri të qëndrojë Radio Televizioni i Maqedonisë dhe jo “makedonska”. MIA të ketë redaksi të veçantë në gjuhën shqipe”, tha deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu.

Në të njëjtën linjë kanë qenë edhe nga BDI. Nga aty kanë informuar se:

“Në parim përkrahim propozimet e ndërkombëtarëve dhe atë që rekomandon raporti i progresit. Duke pasur këtu parasysh edhe konsultimet me media dhe gazetar, si dhe kërkesat e mediave në gjuhën shqipe. Radio Televizionin e Maqedonisë ne e kemi në programin tonë zgjedhor nga viti 2014, 24 orë program në gjuhën”.

Propozimi i lehtësuesit belg, Piter Vanhoutte:
Në atë propozim që u prezantua përpara gazetarëve, propozohet që anëtarët e Këshillit të Agjencisë për Shërbime Auto dhe Audio-Vizuele, të zgjedhën me 2/3 e shumicës parlamentare pasi që do të paraqiten në konkurs publik. Ata duhet të jenë profesionistë dhe ekspertë, ndërkaq duhet të kenë mbështetje edhe nga organizatat nga sfera e mediumeve.

Anëtarët e zgjedhur do të duhej të kishin mandat prej 5 vjetëve me mundësi për rikandidim. Propozohet që drejtorin e Agjencisë ta emërojë Këshilli.

Në rast të shkeljes së rregullave nga ana e ndonjë mediumi, Këshilli do të fillojë dialog me mediumin, gjatë së cilës masa e parë do të jetë paralajmërimi, ndërkaq licenca do t’i merrej vetëm në rast të shkeljes rigoroze. Në mënyrë të ngjashme do të duhet të zgjedhen edhe anëtarët e Këshillit të RTVM-së, ndërkaq bashkësia ndërkombëtare propozon që buxheti i Shërbimit Publik, të jetë 1% i buxhetit shtetëror.

Në lidhje me reklamat qeveritare, propozimi i Vanhoutte-s ka paraparë për porositë qeveritare të cilat janë në interes publik, Shërbimi Publik dhe mediumet komerciale të mos fitojnë kompensim parash, por të jenë pa pagesë. Ka qenë i tpropozuar edhe zvogëlimi i tatimit për televizionet komerciale nga 18% në 5%. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori