LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e AAK-së: Kam frikë se do të detyrohemi të dalim në protesta

Deputetja e AAK-së: Kam frikë se do të detyrohemi të dalim në protesta

Nënkryetarja e AAK-së e cila është edhe deputete në Kuvendin e Kosovës, Albena Reshitaj ka komentuar zhvillimet  e fundit në vend.

Reshitaj, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se reciprociteti në vend të taksës do të ishte një gabim i Kosovës pasi nuk ka njohje reciproke mes vendeve.

Ajo thotë se taksa ka prishur shumë strategji të Serbisë prandaj Kosova duhet të ketë kujdes në këtë drejtim.


Nënkryetarja e AAK-së thotë se gjëja e fundit që do të donte të shihte do të ishin protestat në rrugë kundër largimit të taksës.

“Por, kam frikë se mundësia e fundit që do të detyrohemi ta përdorim është protesta”.

Reshitaj thotë se frika ekziston që taksa të ndajë edhe shoqërinë në grupacione.

Duke folur për Autostradën e Dukagjinit, deputetja thotë se Qeveria Haradinaj vetëm pasi procedoi me autostradat tjera vendosi për ndërtimin e Autostradës së Dukagjinit.

“Është diskriminim shumë i madh kur janë ndërtuar shumë autostrada të thuhet se autostrada e Dukagjinit nuk është interes i qeverisë”.

Ish-ministrja e Ambientit duke folur për shkarkimet në disa borde publike që ka bërë Qeveria Kurti, ka thënë se punëtorët nuk guxojnë të mbeten në listat rezervë.

“Sekretarëve permanent duhet t’u gjenden pozita të ngjashme sipas ligjit. Qëllimi duket se është zëvendësimi me njerëz tjerë. Mbetet të shihet”, tha ndër të tjera Albena Reshitaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori