Deputetët diskutojn për ndarjen e 10 milionë eurove nga qeveria për pagesën e rrymës në veri të Kosovës

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në mbledhjen e mbajtur sot, ka diskutuar lidhur me ndarjen e mjeteve në vlerë prej 10 milionë euro nga ana e Qeverisë së Kosovës për pagesën e shpenzimit të rrymës në veri të Kosovës.
Kryesuesi për Financa, njëherësh deputeti i LVV-së, Hekuran Murati në këtë mbledhje sqaroi vendimin që e ka mbështetur në saj të kërkesës që ka bërë Zyra e Rregullatorit të Energjisë.
Ai ka siguruar se me përfaqësimin e KOSTT-it, buxheti do të shtohet për 7 milionë euro deri 8 milionë euro.

“Ky problem ka ekzistua që nga paslufta që iu është faturuar qytetarëve të pjesës jugore shpenzimet e rrymës nga ana e qytetarëve në veri, e sidomos në vitin 2012 është zyrtarizua kur në atë kohë e kërkesë të qeverisë i është bërë kërkesë ZRRE-së që para se mu shit KEDS kjo energji tu faturohet qytetarëve të vendit. Ky ka qenë më shumë problem në mes Qeverisë dhe KEDS-it në kohën kur është privatizua KEDS”, ka thënë Murati.
Ai ka shtuar se me një zotim prej 10 milionë eurove kemi siguruar që të bëhet pavarësimi i sistemit energjetik dhe KOSTT-i të inkasoj 8 milionë euro deri 10 milionë euro në vit e të cilat mund t’i ndahen pastaj shtetit.
Kurse anëtarja e këtij komisioni nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili tha se vendimi për ndarjen e 10 milionë eurove për qytetarët serbë të veriut është i vërtetë.
Ajo tha se sipas qeverisë, kjo ndarje nuk është bërë si mbulesë për shpenzimet por, si garanci për tu kyçur në sistemin e operatorëve.
Ismaili njoftoi se ZRRE-ja ka premtuar që në vitin 2021, çdo gjë do të operojë si në çdo pjesë tjetër të Kosovës.

“Sot kishim një takim të veçanta për shkak të paqartësisë nëse ka një vendim ose jo nga Qeveria për ndarjen e mjeteve. Sot u sqaruam ato që i kishim ditur edhe me herët por, na u deshtë të dëgjojmë edhe nga pala. 10 milionë euro janë zotuar jo si mbulesë e shpenzimeve në veri siç ka qenë më herët por si garant për tu kyçur në sistemin e operatorëve. Kishim disa shqetësime të cilat janë të moçme por që barra e implementimit të tyre bie mbi ZRRE-në”, tha ajo.
Ismaili tha se kanë folur edhe për sigurinë fizike për të inkasuar dhe shikuar problemet për energji elektrike në pjesën veriore të vendit.
“Ne qysh dje si komision kemi qenë në pjesën veriore dhe në shumë fshatra atje të banuar me shqiptarë. Siguria fizike atje nuk do të duhej të ishte arsyetim. Në anën tjetër nuk e dimë si mbulohen humbjet në pjesët tjera të Kosovës, apo gjithmonë ka një mbulesë që shkon me protokollin e Veriut. Janë çështje që do të vazhdojmë t’i hulumtojmë”, tha Ismaili. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Çmimet në “qiell”, qytetarët ankohen për shtrenjtimin e perimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker