LAJMI I FUNDIT:

Deponim i pagës dhe pagimi i faturës së rrymës me sms

Deponim i pagës dhe pagimi i faturës së rrymës me sms

IPKO dhe Raiffeisen Visa Prepaid Kartela, një ndër programet më të reja dhe inovative të bankimit elektronik në Kosovë, sot prezanton edhe më shumë funksione të reja të cilat edhe më tej e lehtësojnë jetën e Kosovarëve.

Të gjithë poseduesit e IPKO dhe Raiffeisen Visa Prepaid Kartelës do të kenë mundësi, përveç mbushjes së celularit dhe transferimit të parave me SMS, gjithashtu të bëjnë deponimin e rrogës së tyre në kartelë si dhe të paguajnë faturat e rrymës (KEK) me SMS, absolutisht falas.

Deponimi i rrogës në IPKO dhe Raiffeisen Visa Kartelë e bën qasjen e parave më të lehtë dhe më të shpejtë, si dhe u mundëson poseduesve të kartelës të maksimizojnë shfrytëzimin e të gjitha shërbimeve të kartelës. Po ashtu, të gjithë personat që e deponojnë rrogën e tyre në IPKO Visa Prepaid Kartelë, do të kenë mundësi të fitojnë 500€, si pjesë e lojës shpërblyese.

Për më tepër, pagimi i faturave të rrymës (KEK) tani është bërë edhe më i lehtë. Të gjitha faturat e rrymës tani mund të paguhen me SMS në rehatinë tuaj, pa kurrfarë nevoje të pritet në radhë.


Më shumë informata se si bëhet pagesa e faturës me SMS mund të gjinden në www.ipkocard.com. /Telegrafi/