LAJMI I FUNDIT:

Dënohet me 3 vite e gjysmë burg, i riu i cili goditi për vdekje dy këmbësoret te Rruga “B”

Dënohet me 3 vite e gjysmë burg, i riu i cili goditi për vdekje dy këmbësoret te Rruga “B”

Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti i Përgjithshëm, divizioni për çështje penale ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit L.M.

“I akuzuari L.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vitesh e 6 (gjashtë) muaj për veprën penale Rrezikim i trafikut publik nga neni 378 par. 9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.


Policia jep detajet e aksidentit me fatalitet te Rruga "B" në Prishtinë
Lexo po ashtu Policia jep detajet e aksidentit me fatalitet te Rruga "B" në Prishtinë

Të akuzuarit në dënimin e shqiptuar do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 22.10.2018 e deri më tani, ndërsa i ndërpritet masa e paraburgimit dhe i njëjti lirohet që të mbrohet në liri nga data 04.03.2019.

I akuzuari L.M është akuzuar nga Prokuroria pasi që me datë 22.10.2018, rreth orës 16:10, në rrugën B – afër “Royall Mall” në Prishtinë, duke drejtuar veturën e tij të tipit “BMW”, kishte shkelur Ligjin mbi trafikun publik dhe kishte vënë në rrezik jetën e njerëzve nga pakujdesia, në atë mënyrë duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe duke mos ju dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vend kalimin për këmbësor, i kishte goditur këmbësoret L.A dhe F.Re si pasojë e lëndimeve të marra tani të ndjerat kishin ndërruar jetë në QKUK-ë”, thuhet në njoftimin për media.

Aksidentohen dy këmbësore në Prishtinë, të lënduarat po marrin trajtim mjekësor në QKUK
Lexo po ashtu Aksidentohen dy këmbësore në Prishtinë, të lënduarat po marrin trajtim mjekësor në QKUK

Pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest të rregullt civilo-juridik. Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/