LAJMI I FUNDIT:

Dementieva fiton në Sydney

Dementieva fiton në Sydney

Tenistja e pestë në ranglistën botërore, rusja Elena Dementieva, ka shënuar fitore bindëse prej 2-0 në sete (6-3, 6-2), përballë tenistes numër një në botë, Serena Williams, në finalen e Sydney International.

Humbja e të premtes nga Serena vjen vetëm tri ditë para fillimit të Australian Open, ku amerikania do të tentojë ta mbrojë titullin.

“Mendoj se ajo luajti mirë. Unë bëra afër një mijë e dy gabime të padetyrueshme… Mendoj se është më mirë tash se më vonë”, tha Williams pas përballjes, me shpresë së do të luajë më mirë në Australian Open. /Telegrafi/