LAJMI I FUNDIT:

Dell inkurajon KEK-un

Dell inkurajon KEK-un

Ambasadori Dell u shpreh i kënaqur kur u informua se KEK-u ka përmirësuar në mënyrë të vazhdueshme inkasimin e konsumatorëve të tij, nga 51% e energjisë në dispozicion në vitin 2006 në 65% në vitin 2009 (një përmirësim prej 30%). Kjo po ashtu ka dërguar në rritjen e inkasimit gjatë të njëjtës periudhë prej 96 milion € në 160 milion €. Këto përmirësime kanë qenë fillimisht si rezultat i përmirësimit e kontrolleve të brendshme dhe mbikëqyrjes së performancës së punëtorëve në baza individuale.

Christopher William Dell, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, më 26 janar 2010 ka vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës. Ai është takuar me Kryesuesin e Bordit të KEK-ut, z. Fadil Çitaku, Drejtorin Menaxhues të KEK-ut, z. Arben Gjukaj dhe anëtarët e tjerë të menaxhmentit, me ç’rast edhe i ka bërë vizitë minierave dhe termocentraleve Kosova A&B.

Gjatë vizitës së tij, Ambasadori Dell ka shprehur interesim, për përmirësimet e fundit që menaxhmenti i KEK-ut ka bërë në përformancën e kompanisë që kanë rezultuar në stabilizimin e furnizimit me energji elektrike në Kosovë, gjë me të cilën qytetarët e Kosovës nuk e kanë shijuar që nga viti 1999.

Ai është informuar që KEK-u ka punuar zellshëm gjatë dy viteve të fundit për të hapur minierën e Sibovcit Jug Perëndimor, e cila do të nisë prodhimin e thëngjillit para afatit të paraparë, në mes të vitit 2010. Ambasadori Dell gjithashtu është informuar edhe me faktin e riaktivizimit të njësisë A4 të TC “Kosovsa A”, një hap ky që ka shtuar kapacitetet e nevojshme për t’i furnizuar konsumatorët e Kosovës me energji elektrike.


Sa i përket anës komerciale të operimeve, KEK-u është përqendruar në përmirësimin e rrjedhjes, faturimit dhe inkasimit të energjisë elektrike. Përveç kësaj, tani janë ndërmarrë edhe masat për fuqizimin dhe zgjerimin e kontrolleve të brendshme të KEK-ut në vazhdimësi, në përpjekje për të përmirësuar afarizmin dhe efikasitetin e kostos, performancën e punëtorëve dhe zvogëlimin e korrupsionit.

“Kjo vizitë e miqve tanë amerikanë është një përkrahje e madhe dhe një motiv shtesë për ne që të vazhdojmë punën për avancimin e korporatës në nivele edhe më të larta”, tha Drejtori Menaxhues i KEK-ut, z. Arben Gjukaj.

Një pikë tjetër e rëndësishme për Menaxhmentin e KEK-ut në vitin 2009 ishte rregullimi i raporteve të KEK-ut me bashkësitë minoritare. Deri më sot, KEK-u ka realizuar marrëveshje për rregullimin e shërbimit me energji elektrike me të gjitha bashkësitë minoritare deri në jug të Lumit Ibër, që nënkupton se konsumatorët në këto zona tani janë regjistruar si konsumatorë të KEK-ut dhe kanë filluar të paguajnë për energji elektrike që e shpenzojnë. Kjo është një arritje historike, meqë KEK-u nuk kishte mundësi të inkasonte apo operonte në këto zona për 10 vjet me radhë.

Në 12 muajt në vijim, KEK-u jo vetëm që do të punojë në avancimin e sukseseve të fundit, por do të përshpejtojë përgatitjet për ristrukturimin dhe shthurjen ligjore të afarizmit të distribuimit, proces i cili është në zhvillim e sipër, dhe do të ndajë asetet e tij të minierave dhe gjenerimit, gjithnjë në pajtim me politikën e Qeverisë për përgatitjen e kompanisë për privatizim.

Qëllimi i theksuar në vazhdimësi i Shteteve të Bashkuara është që t’i ndihmojë Kosovës në krijimin e një shteti stabil, demokratik dhe ekonomikisht të qëndrueshëm në Evropë. Programet e asistencës së Qeverisë së SHBA-ve janë të projektuara për të ndihmuar në arritjen e këtij qëllimi, duke punuar në fushat kryesore si ajo e energjisë.

Qeveria e SHBA-ve ka përkrahur sektorin e energjisë në Kosovë që nga viti 1999. Kjo përkrahje po vazhdon aktualisht përmes këshilltarëve të saj me përvojë në KEK, Zyrën e Rregullatorit të Energjisë dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave. Në vlerësimin e saj të fundit strategjik, USAID-i parasheh mbështetjen e vazhdueshme të sektorit të energjisë, në mënyrë që t’i mundësojë Kosovës një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike në funksion të rritjes së zhvillimit ekonomik. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Për herë të parë në ballkan, lançohet aplikacioni Rentout që thjeshton qiradhënien e automjeteve

Rentout
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

AAK kërkon miratimin e Ligjit të Pagave dhe Sigurimeve Shëndetësore, premton pagë një mijë euro

Ekonomi
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Keiretsu Forum dhe BKT Kosova: Një bashkëpunim i guximshëm për zhvillimin e startup-eve në Ballkan

Ekonomi
Kalo në kategori