LAJMI I FUNDIT:

Delio Rossi: U kënaqëm ndaj Milanit

Delio Rossi: U kënaqëm ndaj Milanit

Përderisa Palermo copëtoi Milanin ‘e butë’ në Renzo Barbera, trajneri Delio Rossi thotë se ishte fitore e zakonshme, duke pritur një gabim të Sampdorias për ta fituar pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve.

“Ky ekip ka talent, por ndonjëherë kjo nuk është e mjaftueshme në futboll. Sot (e shtunë) djemtë e mi u kënaqën me Rossonerët. Çuditërisht jemi më të fortë ndaj klubeve të mëdha dhe pendohem pse kemi lëshuar pikë si mysafirë, sepse tani do të ishim më lartë në tabelë”.

“Jo, nuk do ta mbështes Romën nesër. Unë mbështes Palermon dhe unë po mendoj se çfarë të bëj këtu”, deklaroi trajneri i Palermos. /Telegrafi/