LAJMI I FUNDIT:

Del Piero: Mbrëmja më e keqe në karrierë

Del Piero: Mbrëmja më e keqe në karrierë

Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero, thotë se mënyra e eliminimit të tyre nga Liga e Evropës është ‘tmerr’.

Fulhami mposhti Juventusin me rezultat 4-1 në takimin e mbrëmshëm, për t’u kualifikuar më tej me rezultat të përgjithshëm 5-4 nga të dy ndeshjet.

“Është shumë vështirë të flas për momentin dhe është turp që për këtë fajësohen vetëm disa lojtarë. Sonte ishte tmerr, një prej momenteve më të këqija në karrierën time me Juventusin. Do të jetë vështirë të rikthehemi në këmbë pas kësaj. Është detyrë e jona të gjejmë zgjidhje, andaj të mund ta përfundojmë sezonin në mënyrë dinjitoze”, ka thënë Del Piero. /Telegrafi/