LAJMI I FUNDIT:

Del Piero kërkon nga Lippi ta ftojë në përfaqësuese

Del Piero kërkon nga Lippi ta ftojë në përfaqësuese

Ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka kërkuar nga trajneri i Italisë, Marcello Lippi, që ta përfshijë në skuadrën e Italisë që do të udhëtojë në Afrikën e Jugut.

“Unë në Afrikën e Jugut? Unë kam qenë atje, por do të më pëlqente të shkoja sërish”.

“Me qenë se kam qenë pjesë e përfaqësueses së Italisë, ende mendoj se jam në skuadër”, ka thënë 35-vjeçari për Il Corriere Dello Sport. /Telegrafi/