LAJMI I FUNDIT:

Del Piero i ngazëllyer rreth takimit me Fulhamit

Del Piero i ngazëllyer rreth takimit me Fulhamit

Kapiteni i Juventusit, Alessandro del Piero mezi pret të përballet me Fulhamin në rundin e ardhshëm të Europa League.

Juve siguroi vend në 1/8 e finales së garës evropiane pasi eliminoi Ajax-in dhe Del Piero thotë se është i ngazëllyer që do të përballet me ekipin anglez.

“Një garë eliminuese si kjo, na lejon neve të caktojmë objektiva të reja. Kjo po ashtu na ndihmon të kuptojmë se gjithçka që bëjmë, së paku deri në finale, është vetëm një hap drejt asaj rruge. Duhet të vazhdoni të përparoni, hap pas hapi, të ecni drejt asaj rruge”.

“Testi jonë i ardhshëm është Fulhami pas dy javësh dhe pastaj do të vizitojmë Craven Cottage. Për momentin duhet të fokusohemi në Serie A, pasi të dielën është Palermo dhe pastaj Fiorentina. Nuk ka kohë për tu habitur, pasi pjesa argëtuese e sezonit fillon tash”, ka shkruar Del Piero në faqen e tij zyrtare./Telegrafi/