LAJMI I FUNDIT:

Del Neri: Jam trajner i Juventusit

Del Neri: Jam trajner i Juventusit

Luigi Del Neri ka konfirmuar se ai është trajner i ri i Juventusit, duke folur menjëherë për planet e tij të së ardhmes dhe duke kërkuar qëndrimin e futbollistëve në skuadër.

“T’u them të drejtën, jam i emocionuar të jem trajner i ri i Juventusit. Juventusi është për mua pika fillestare, jo përfundimtare. Kur i bashkoheni një klubi të tillë, ju detyroheni t’i vini vetes synime të mëdha. Unë këtë duhet ta bëj me lojtarët, me klubin dhe me veten. Është gjithnjë klubi ai që e bën një menaxher të madh, jo e kundërta”.

“Nëse ata më kanë marrë mua, atëherë kjo do të thotë se ata më njohin. Në futboll ju fitoni me organizim, një mentalitet fitues dhe me cilësi. Dua të rindërtoj një mentalitet këtu”.

“Shpresoj që Buffon do të qëndroj. Buffon është portier i kombëtares italiane dhe nuk është lehtë të zëvendësohet ai. Ai mund të japë shumë për ne si në fushë ashtu dhe në zhveshtore, për shkak të ambicieve dhe urisë për të fituar. Buffon dhe Del Piero tregojnë shumë, sidomos për imazhin e klubit”, tha Del Neri për Tuttosport. /Telegrafi/


Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo më në fund zbulon arsyen e vërtetë pse nuk do të bëhet kurrë një trajner i futbollit

Cristiano Ronaldo më në fund zbulon arsyen e vërtetë pse nuk do të bëhet kurrë një trajner i futbollit

Ndërkombëtare

"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij

La Liga
UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

UEFA ia beson ndarjen e drejtësisë në ndeshjen Sporting – Real Madrid katër gjyqtareve shqiptare

Liga e Kampionëve
Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Williams refuzoi ofertën e Barcelonës këtë verë

La Liga
Liverpooli rrit interesimin për yllin e La Ligas i cili po konsiderohet pasuesi ideal i Van Dijkut

Liverpooli rrit interesimin për yllin e La Ligas i cili po konsiderohet pasuesi ideal i Van Dijkut

Premier League
Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

Flick merr vendimin përfundimtar – ylli i Barcelonës nuk do të luajë ndaj Gironës

La Liga
Kalo në kategori