LAJMI I FUNDIT:

Deficiti i qyteteve në Gjermani 15 miliardë eruo

Deficiti i qyteteve në Gjermani 15 miliardë eruo

Komunat gjermane gjenden para deficitit dhe krizës më të lartë buxhetore prej ribashkimit të vendit.

Autoritetet vlerësojnë se deficiti buxhetor i komunave këtë vit do të jetë rreth 15 miliardë euro.

Në këtë mënyrë do të dyfishohej rekordi negativ i vitit 2003. Kryetarja e bashkisë në Frankfurt, Petra Roth tha se buxhetet e qyteteve dhe komunave janë në gjendje të rëndë.

Prandaj janë të pamundura planet e kancelares Angela Merkel dhe kabinetit të saj qeveritar për zvogëlime të mëtejshme të tatimeve, theksoi ajo.