LAJMI I FUNDIT:

Crespo: Maradona do ta lë Militon në pankinë

Crespo: Maradona do ta lë Militon në pankinë

Hernan Crespo frikësohet se sulmuesi i Interit, Diego Milito, do të duhet të ‘nxehë’ pankinën e kombëtares argjentinase gjatë Botërorit, si pasojë e zgjedhjeve të Maradonas.

Përkundër faktit se Milito ka hyrë në historinë e Interit, si njëri ndër sulmuesit më të mirë, është pak e mundshme që sipas Crespos, ta shohim Milition në fushë gjatë Botërorit.

“Mendoj se Maradona do të startojë me Lionel Messin dhe Gonzalo Higuainin si sulmues të parë, më pas vijnë Carlos Teves dhe Martin Palermo”.

“Te Argjentina, duke e njohur Maradonan, mendoj se Milito do të kalojë pjesën më të madhe të kohës në pankinë. E di se në Itali njerëzit do ta kenë të vështirë ta shohin Militon si zgjedhjen e dytë, por kështu është këtu…” theksoi Crespo. /Telegrafi/