LAJMI I FUNDIT:

Crespo e konsideron fajtor Mourinhon për largimin e tij

Crespo e konsideron fajtor Mourinhon për largimin e tij

Sulmuesi i Genoas, Hernan Crespo, thotë se ka kujtime të mira nga Interi, mirëpo jo edhe në momentet e fundit, duke e konsideruar fajtor trajnerin Jose Mouronho.

“Kam kujtime fantastike nga katër sezonet e mia që i kalova tek Inter, megjithatë kam kaluar edhe nëpër periudha të vështira”.

“Sezoni i kaluar ishte shumë i vështirë për shkak të vendimeve taktike të stafit. Asgjë nuk ndodhi me Mourinhon, ai mori vendimet e tija dhe unë i respektova, edhe pse nuk pajtohesha me to”, ka thënë Crespo për “Corriere dello Sport”.