LAJMI I FUNDIT:

Conor McGregor mbyll derën për luftën me Mayweather: Nuk jam i interesuar

Conor McGregor mbyll derën për luftën me Mayweather: Nuk jam i interesuar

Floyd Mayweather befasoi fansat me një deklaratë duke thënë se ai dhe Conor McGregor do të luftojnë vitin e ardhshëm.

Madje ai tha se tashmë ka pasur bisedime mes dy palëve për të përcaktuar nëse do të jetë një luftë profesionale apo jo. Por duket se irlandezi ka plane të tjera kur bëhet fjalë për një luftë të dytë me Floyd.

‘The Notorious’ postoi një foto në Instagram të luftës së tyre në vitin 2017 me një mesazh të prerë: “Nuk jam i interesuar”.


Nuk dihet se a është ky një qëndrim zyrtar apo është një shfaqje e irlandezit për të gjeneruar më shumë interes për një revansh ndaj Mayweather.

Mayweather fitoi takimin e parë mes të dyve në vitin 2017 me një nokaut teknik në raundin e 10-të. Ishte meçi i parë profesionist i McGregorit në boks, pasi fitoi titullin në UFC.

Që atëherë, irlandezi nuk ka ecur mirë. Ai ka një rekord 1-3 në UFC, duke përfshirë një dëmtim në këmbë që e mbajti atë jashtë tetëkëndëshit ose ringut për më shumë se një vit.

Mayweather do të ketë një ndeshje spektakli kundër luftëtarit japonez të arteve marciale të përziera Mikuru Asakura. Ai do të zhvillohet të dielën më 25 shtator në Japoni. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker

Liga e Kampionëve
Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Mbeti i shtangur nga penalltia e Salah, Donnarumma duket se e kishte planifikuar këtë

Liga e Kampionëve
Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shkon në vazhdime dueli Atletico-Real Madrid: Vinicius mund të jetë fytyra tragjike e Los Blancos

Shkon në vazhdime dueli Atletico-Real Madrid: Vinicius mund të jetë fytyra tragjike e Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori