LAJMI I FUNDIT:

Cole dhe Ballack zyrtarisht lirohen nga Chelsea

Cole dhe Ballack zyrtarisht lirohen nga Chelsea

Mesfushorët Joe Cole dhe Michael Ballack edhe zyrtarisht janë liruar nga Chelsea, shkruajnë mediat angleze.

Dyshja janë shoqëruar nga spekulimet se ata nuk do të jenë më në Stamford Bridge sezonin e ardhshëm dhe këto spekulime tash kanë dalë të jenë të vërteta me kampionin e ri të Ligës Premier që nuk dëshiron t’u ofrojë marrëveshje të reja atyre, shkruan The Sun.

Cole ka hedhur poshtë ofertën e bluve së fundi dhe klubi tash ka vendosur të tërhiqet nga ndonjë ofertë tjetër, që do të thotë se e ka lënë të lirë lojtarin. Ai është lidhur me një kalim në rivalët tjerë londinez, Arsenali dhe Tottenhami.

I lënduari Michael Ballack ka dashur vazhdim njëvjeçar të kontratës, por klubi ka refuzuar të plotësojë kërkesat e tij dhe tash gjermani do të kërkojë klub të ri./Telegrafi/