LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës vazhdon të rritet

Çmimi i naftës vazhdon të rritet

Nafta bruto amerikane dhe buto europiane qëndruan në pikën më të lartë në dy vite e gjysmë edhe në ditën e sotme. Nafta bruto amerikane për majin u rrit 75 cent deri në 111.19 dollarë për fuçi, dhe ky është çmimi më i lartë që nga shtatori i 2008.

Nafta bruto Brent e Londrës për majin u rrit 65 cent në 123.32 dollarë për fuçi, pasi më herët preku edhe pikën më të lartë që nga gushti i 2008 prej 123.40 dollarë për fuçi.

Ndërkohë në tregje rritja e çmimit të naftës, niveli rekord i arit dhe rritja e çmimeve të ushqimeve por shton shqetësimet për efekte negative të këtyre elementëve në ekonominë globale pasi ato ndikojnë në rritjen artificiale të pritshmërisë për inflacion. /Telegrafi/