LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i naftës luhatet teksa OPEC vendos prodhimin

Çmimi i naftës luhatet teksa OPEC vendos prodhimin

Çmimi i naftës vazhdon të pësojë luhatje në tregjet financiare ndërkombëtare. Gjatë ditës së djeshme, në bursat europiane ari i zi është kuotuar me 76.5 dollarë për fuçi, duke shënuar një rënie të lehtë kundrejt një dite më parë.

Luhatjet e çmimit të naftës vijojnë tashmë prej disa javësh, në pritje të zhvillimit të mbledhjes së Organizatës së Vendeve Prodhuese dhe Eksportuese, e cila pritet të zhvillohet në fund të këtij muaji në Angola.

OPEC-u po analizon me kujdes ecurinë e çmimit të arit të zi në bursa gjatë muajve të fundit. Niveli i kuotave në tregjet botërore do të jetë një element përcaktues për vendimin që do të marrë karteli i vendeve eksportuese të naftës lidhur me nivelin e prodhimit. Aktualisht, këto vende prodhojnë 25 milionë fuçi naftë në ditë.

Ndryshimi në nivelin e prodhimit do të ndikojë direkt te kuotimet e naftës në bursa. Këto ndryshime janë pasqyruar edhe në tregun tonë, duke pasur parasysh se Shqipëria I importon pjesën dërrmuese të karburanteve që konsumon. Disa javë më parë, çmimi I naftës dhe benzinës ten e u rrit me 5 lekë. Aktualisht, në pikat e shitjes me pakicë benzina shitet aktualisht me 132 lekë për litër, eurodieseli blu ose nafta e cilësisë së mirë tregtohet me 129 lekë për litër, ndërsa eurodieseli i thjeshtë ka arritur në 125 lekë për litër. Importuesit kanë shpjeguar se në përcaktimin e çmimit të shitjes me pakicë të karburanteve, niveli I kuotave në bursa ndikon në masën 50 për qind, ndërsa pjesa tjetër është barra fiskale (niveli i taksave dhe tatimeve).


Luhatjet në çmimin e karburanteve ndikojnë direkt në koston e jetesës në Shqipëri, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një ndër mallrat e rëndësishëm të konsumit të përditshëm.