LAJMI I FUNDIT:

Çmimi i bukës, indikator për rritjen e çmimeve

Çmimi i bukës, indikator për rritjen e çmimeve

Rritja e çmimit të miellit në dhjetor të vitit 2010 ka qenë indikatori kryesor që ka ndikuar në rritjen e çmimit të konsumit të përgjithshëm për këtë muaj. Sipas të dhënave të Entit të Statistikave të Kosovës, rritja e çmimeve të bukës ka bërë që konsumi të ketë rritje prej 1 për qind.

Buka dhe drithërat kanë pasur rritje prej (4.3%), por që kishte ndikim prej 0.4 për qind. Perimet (7.0 %) me një ndikim prej 0.3 për qind, përdorimi i pajisjeve për transportin personal (1.5 %) me një ndikim prej 0.1 për qind si dhe disa grupe dhe nëngrupe të konsumit me një ndikim të përbashkët prej 0.2 për qind në Indeksin e Çmimeve të Konsumit.

Por, nëse bëhet krahasimi me çmimet e dhjetorit 2010 dhe dhjetorit 2009, atëherë çmimet e konsumit kanë arritur në 6.6 për qind. Edhe atë vit drithërat dhe buka kanë qenë indikatorët kryesor të rritjes së çmimit të konsumit për (28.1%) me një ndikim prej 2.8 për qind. Brenda një viti kosovarët shpenzojnë 423 mijë tonë bukë që në para i bie mbi 40 milionë euro.

Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, gjatë një viti për kokë banori nevojiten 205 kilogramë grurë ose 410 mijë tonelata, ndërkohë që këtë sasi Kosova mund të mbulojë me vetëm 340 mijë tonë grurë. Vitin që lamë pas në Kosovë janë mbjellë 78 mijë e 549 hektarë grurë, 2 mijë e 796 hektarë elb, 741 hektarë thekër dhe 1 mijë e 825 hektarë bimë faroxhere. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca shpall fillimin e aplikimit në afatin e dytë për studentët e rinj për vitin akademik 2024/2025

AMECC Rezonanca
Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Kompleksi Linda, banesat që ju japin jetesën që meritoni

Al Trade Center
Konferenca Ndërkombëtare për

Konferenca Ndërkombëtare për "Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike" po mbahet në Prishtinë

Ekonomi
Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Apliko për punë në pak sekonda – Si Telegrafi Jobs po e transformon procesin e rekrutimit

Telegrafi Jobs
Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Hapet thirrja publike për mbështetjen e familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ekonomi
Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Gjermania po përballet me probleme të mëdha ekonomike - Scholz thotë se zgjidhja është tek imigrantët

Botë
Kalo në kategori