LAJMI I FUNDIT:

‘Çmenduria’ e këtij fundviti: Wayne Rooney pranon ofertë nga Tyson Fury për sparring

‘Çmenduria’ e këtij fundviti: Wayne Rooney pranon ofertë nga Tyson Fury për sparring

Tyson Fury ka pohuar se Wayne Rooney do t’i bashkohet atij si partner në stërvitje për rreth një muaj, ndërsa ai përgatitet për luftën e tij të padiskutueshme për titullin e peshave të rënda me Oleksandr Usyk.

Kampioni i botës në peshën e rëndë do të përballet me mbajtësin e titujve të jerm në boks në fillim të vitit të ardhshëm, pas fitoes ndaj Derek Chisoras në.

Rooney ishte ulur në afërsi të ringut për meçin e tij me Chisoran ​​- siç ishte Usyk – dhe ai kishte shumë komplimente për performancën dhe karrierën e boksierit në përgjithësi.


Fury bëri shaka gjatë një intervistoje të fundit në radio se ai dhe Rooney duhet të ndesheshin, duke pasur parasysh se ai duhet të përballet me kundërshtarë më të vegjël në përgatitje për përballjen me Usyk. Tani, duket se dyshja kanë rënë dakord të punojnë së bashku në palestër, ​​me kampionin botëror të peshave të rënda duke e thënë se ata do të fillojnë menjëherë pas Krishtlindjeve.

“Kam folur me Wayne (Rooneyn) mbrëmë dhe ai është gati për këtë”, bëri të ditur Fury në një intervistë të fundit. “Por, ai është një person që godet me dorën e djathtë, kështu që ai duhet të kalojë për të qenë një krah tjetër, mëngjarash. Kështu që ne do të sjellim Wayne për përgatitjen për Usyk”.

I pyetur nëse po bënte shaka, Fury u përgjigj: “Jo, jam shumë serioz. Ai është dakord, kështu që do të hyjë në kamp për rreth katër javë dhe do të më ndihmojë. Unë jam gjithashtu një fans i tij i madh”.

Kjo vjen pasi Rooney pretendoi se Fury duhet të shpallet legjendë për arritjet e tij brenda dhe jashtë vendit në boks, duke përfshirë fitimin e titujve botërorë në Gjermani dhe Amerikë. Ai beson se kampioni i dyfishtë ka ilustruar të gjitha pikat e mira të sportit dhe duhet të shpërblehet me titullin mbretëror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Formacionet zyrtare: Atletico dhe Real Madridi startojnë me më të mirët në dispozicion

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Dembele ka shpjeguar arsyen pse ai ekzekuton penalltitë me këmbën e tij 'të dobët' pasi PSG eliminoi Liverpoolin

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori