LAJMI I FUNDIT:

Clichy kërkon pushim dimëror

Clichy kërkon pushim dimëror

Mbrojtësi i Arsenalit, Gael Clichy, beson se klubet angleze janë në disavantazh në Evropë për shkak se nuk kanë pushim dimëror.

Clichy thotë se faktori lodhje është një disavanatazh për klubet angleze në fazat e vonshme të sezonit.

“Është goditje për klubet angleze (të mos ketë përfaqësues në Ligën e Kampionëve), por në të njëjtën kohë ne jemi i vetmi kampionat në Evropë që nuk kemi pushim gjatë Krishtlindjeve”.

“Mendoj se në fund të sezonit nëse jeni në Chelsea, Manchester United ose Arsenal, futbolli anglez vuan për shkak se ata kanë luajtur shumë ndeshje”, thotë Clichy. /Telegrafi/