LAJMI I FUNDIT:

Civil: Përgjegjësit për krizën në Maqedoni janë në liri

Civil: Përgjegjësit për krizën në Maqedoni janë në liri

Përmes një kumtese dërguar Telegrafit Maqedoni, CIVIL – Qendra për Liri, përkujton protestat e 5 majit të dy viteve të mëparshme, siç thonë, ”përballjen brutale të policisë me protestuesit e padhunshëm”.

Sipas tyre, opinioni duhet ta dijë se ”përgjegjësit për krizën e rëndë, krimin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut, ende janë në liri dhe vazhdojnë me destabilizimin e Republikës së Maqedonisë.


Monstruoziteti për të cilin kuptuam nga materialet e përgjuara, për fshehjen e vrasjes brutale të Martin Neshkovskit në vitin 2011, shkaktuan protesta spontane dhe të padhunshme më 5 maj të vitit 2017. Mijëra qytetare dhe qytetarë dolën në rrugë që ta shprehin revoltën e tyre, duke kërkuar drejtësi dhe duke i bërë thirrje për dorehëqje ministres së atëhershme Jankullovska, ish-kryeministrit Gruevski, ish–drejtorit të DSK-së, Mijallkov, të dyshuar në më tepër hetime të Prokurorisë Speciale Publike.

Policia atëherë e mbronte brutalitetin me brutalitet. Njësitë speciale rrihnin pa mëshirë në vendin e mbajtjes së protestave, por pasi që i shpërndau protestuesit, u dha në ndjekje të tërbuar pas të gjithëve që gjatë atyre orëve ishin në rrugë. Ata rrahën dhe arrestuan njerëz që ishin larg nga vedni i protestave. Në atë ekspeditë ndëshkuese të mbrëmjes, njësitë speciale arritën deri te biblioteka “Vëllezërit Milladinovci” dhe atje i sulmuan studentet dhe studentët që lexonin dhe përgatitinin provime.

Policia nuk u kushtoi vëmendje legjitimacioneve, edhe më pak faktit që studentët nuk ishin të dhunshëm. Shumë aktivistë, gazetarë, si dhe vëzhgues të Civilit ishin të lënduar në atë mbrëmje. Pushteti i keqtrajtoi të arrestuarit, dhe mandej i përndjekte me muaj pas, në procese të montuara gjyqësore, të shoqëruara me propagandë mediatike të fëlliqur, e cila vazhdon deri sot.

Kjo ditë le të mbahet mend si datë e rëndësishme në luftën për demokraci, drejtësi dhe liri. Lufta Vazhdon!”, thuhet mes tjerash në kumtesën e Civil./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori