LAJMI I FUNDIT:

City ndalohet nga Wigani

City ndalohet nga Wigani

Me dhjetë lojtarë në fushë Manchester City ka arritur të nxjerrë një pikë duke barazuar 1-1 në takimin e sotëm përballë Wigan Athletic dhe duke humbur rastin të marrë pozitën e tretë në tabelën e Ligës Premier.

Charles N’Zogbia dërgoi Wiganin në epërsi në fund të pjesës së parë, derisa Martin Petrov barazoi rezultatin me të filluar pjesa e dytë, duke iu dhënë shtytje shpresave të mysafirëve për të marrë tre pikë të plota.

Por, 25 minuta para fundit të kohës së rregullt, qytetarët mbetëm me dhjetë lojtarë në fushë pas largimin me kartonin e dytë të verdhë të Pablo Zabaleta, dhe rezultati nuk ndryshoi.

Me pikën e fituar City qëndron në pozitën e pestë, pesë pikë prapa rivalit lokal dhe kampionit në fuqi, Manchester United./Telegrafi/