LAJMI I FUNDIT:

City e United të interesuar në Bastos

City e United të interesuar në Bastos

Manchester United dhe Tottenham Hotspur kanë filluar të lidhen përsëri me transferimin e mbrojtësit të Lyonit, Michel Bastos.

Sipas Daily Mail, Bastos nuk është emër i panjohur për qarqet e United, pasi që këta të fundit e kanë vrojtuar brazilianin që një kohë të gjatë. 26-vjeçari shënoi në miqësoren e Brazilit ndaj Zimbabvesë nga gjuajtja e lirë, për të zgjuar interesimin e klubeve angleze.

Tottenhami gjithashtu paraqitet si kandidat serioz për Bastos. Braziliani Bastos është i shumanshëm, mund të luajë në qendër ose si mbrojtës i majtë dhe ka nuhatje për gol, ndërsa United nuk besohet se do ta transferojë atë, për shkak të prioriteteve tjera dhe çmimit të tij që besohet se është rreth 24 milionë funte. /Telegrafi/