LAJMI I FUNDIT:

City dëshiron Fabregasin

City dëshiron Fabregasin

Manchester City besohet se do të arrijë të finalizojë një transferim sensacional- mesfushorin e Arsenalit, Cesc Fabregas, i cili është njëri nga lojtarët që kërkon City.

Spekulohet se pronari i Cityt, Sheikh Al Mansour, ka dhënë dritën e gjelbër për transferimet e dëshiruara nga Roberto Mancini. Lista e Mancinit përfshin lojtarë si Fabregas, Torres dhe Ibrahimovic, për të cilët pronari ka dhënë garanci se do t’i transferojë nëse City përfundon në pozitën e katërt.

Fabregas është në krye të listës së mesfushorëve të Mancinit, në të cilën gjenden dhe David Luiz, Angel Di Maria dhe Jerome Boateng, përkundër interesimit të Barcelonës për ta rikthyer Fabregasin në vendlindje.

Mario Balotelli është gjithashtu një emër i përfolur për t’u ribashkuar me njeriun që e solli në botën e futbollit, pas acarimeve me Mourinhon.


Mbetet të shihet nëse Manchester City do të arrijë të bindë Arsenalin për futbollistin kryesor të skuadrës, ashtu siç bëri për Kolo Touren dhe Emmanuel Adebayorin. /Telegrafi/