LAJMI I FUNDIT:

Citigroup kthen 20 miliardë dollarë

Citigroup  kthen 20 miliardë dollarë

Banka amerikane Citigroup i ka kthyer shtetit 20 miliardë dollarë, të cilat i kishte marrë si ndihma. Njëkohësisht është arritur marrëveshje për heqjen nga fuqia të marrëveshjes sipas së cilës qeveria amerikane garantonte depozitat e saj me 250 miliardë dollarë, kumtoi banka.

Me këto masa banka Citigroup, e cila ishte në krizë të thellë, doli nga kontrolli i shtetit. Ndihmat e shtetit në vlerë prej 25 miliardë dollarë ndërkohë në tërësi ka paguar edhe banka tjetër Wells Fargo.