Kylian Mbappe është hidhëruar me Paris Saint-Germainin edhe pse nënshkroi kontratë të re, pasi klubi parisien i premtoi atij një sërë gjërash, por ata e kanë injoruar këtë gjë dhe francezi nuk dëshiron të qëndrojë më.
Ka tension mes klubit dhe lojtarit, ku mësohet se ai synon të largohet nga PSG që në janar.
Megjithatë, gjasat që kjo të ndodhë janë shumë të vogla, pasi është një operacion shumë kompleks. Nëse ai nuk largohet, është e qartë se Mbappe do të jetë gjithashtu një emër kryesor në afatin kalimtar të verës, por cilat skuadra mund të bëjnë një ofertë realisht?
A është Liverpool favoriti i madh për të nënshkruar me Mbappen?
Në korrik, Mbappe shprehu pakënaqësinë e tij me klubin francez publikisht. Prandaj, klubi parisien vendosi një çmim për largimin e tij prej 400 milionë eurove dhe i hapi derën vetëm një ekipi: Liverpoolit.
Reds janë aktualisht më të pozicionuarit për të larguar Mbappe nga Franca. Lojtari nuk do të ishte i pakënaqur të zbriste në Anfield dhe të drejtohej nga Jurgen Klopp, me të cilin ka një marrëdhënie të shkëlqyer.
Trajneri gjerman do të ishte i lumtur ta kishte atë dhe tashmë e ka pranuar se ata janë të vëmendshëm ndaj situatës së tij.
Real Madridi nuk po mendon për Mbappe… për momentin
Real Madridi mbetet destinacioni i preferuar i Mbappes. Francezi e ka pranuar se ka gabuar që ka rinovuar me PSG-në dhe nuk ka nënshkruar për gjigantët spanjoll.
Refuzimi i tij për një lëvizje në “Santiago Bernabeu’ erdhi si një befasi e madhe, pasi u konsiderua si e mirëqenë se ai do të drejtohej nga Carlo Ancelotti në 2022/23.
Pavarësisht synimeve të francezit, Real Madridi nuk e ka harruar ‘tradhtinë’ e tij. Ata nuk duan të ndihen përsëri të përdorur nga ai, ndaj nënshkrimi i tij është lënë në pritje deri në një njoftim tjetër.
Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Real Madridi do ta mbajë këtë qëndrim gjatë muajve të ardhshëm, veçanërisht nëse sulmuesi insiston të dëshirojë të luajë për Los Merengues.
Në fund të fundit, ai është një yll i klasit botëror dhe klubi gjithmonë kërkon të nënshkruajë me më të mirët.
A mund të luajë Mbappe me Haalandin në Manchester City?
Manchester City nënshkroi me Erling Haalandin në verë, duke i dhënë skuadrës së Pep Guardiolës armën e fundit që u kishte munguar, duke i bërë ata edhe më të prirur për të fituar çdo trofe.
Por, ata tani mund të jenë në gjendje të nënshkruajnë me Mbappen dhe ta bëjnë dyshe me Haalandin. Duket disi e pamundur që të dy të mund të bashkëjetojnë në të njëjtin ekip, por nuk është hera e parë që shqyrtohet ky opsion.
Kur dukej se Mbappe do të shkonte në Real Madrid, ata gjithashtu donin të blinin edhe Haalandin dhe të bashkonin dy yjet në mënyrë që të dominonin vërtetë futbollin evropian.
Kjo nuk duket veçanërisht e mundshme për momentin, por nuk do të kishte kufij financiarë që do ta ndalonin Manchester Cityn të nënshkruajë Mbappe. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit