LAJMI I FUNDIT:

Christopher Hall, President i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane

Christopher Hall, President i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane

Sot në auditoriumin e Universitetit Amerikan në Kosovë, u mbajt Kuvendi i VI-të vjetor i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (Oda Amerikane). Përveç anëtarëve aktiv të Odës Amerikane, në këtë kuvend ishin të pranishëm edhe zyrtarë të Ambasadës Amerikane në Kosovë, përfaqësues nga Zyra për Ndërlidhje Civile e kampit Bondsteel, drejtori i Agjencionit për Promovimin e Investimeve, Z. Mustafë Hasanaj, përfaqësuesja e UNDP-së në Kosovë, Znj. Lindita Daija, si dhe përfaqësuesë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Në këte Kuvend u prezantuan aktivitetet që shënuan suksesin e OEAK- së në vitin që lamë pas, u prezantua plani i aktiviteteve për vitin 2010, dhe i njëjti u aprovua nga anëtarët e pranishëm.

Ndër pikat më të rëndëshishme në këtë Kuvend ishin zgjedhjet për anëtarët e rinj të Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane. Si rezultat i këtyre zgjedhjeve, president i Bordit të Guvernatorëve të Odës Amerikane është zgjedhur Z. Christopher Hall, president i Universitetit Amerikan në Kosovë. Bordi i ri i Odës Amerikane përbëhet nga anëtarët në vijim:

1. Z. Christopher Hall– Universiteti Amerikan në Kosovë – President
2. Z. Erolld Belegu – Marigona Residence- Zëvendës President
3. Znj. Ardiana Bunjaku- Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës- Arkëtare
4. Z. Dastid Pallaska– Pallaska and Associates– Sekretar i Përgjithshëm
5. Z. Dennis Purdin- Atlas Electric
6. Z. David Cowles- Booz Alen Hamilton-KPEP, USAID
7. Z. Valon Lluka- Banka Ekonomike
8. Z. Luan Dalipi- MDA
9. Z. Gëzim Pula- 3CIS
10. Z. Eriola Bibollaj- ProCredit Bank
11. Z. Afrim Maloku- Deloitte


Gjithashtu, në këtë Kuvënd u nënshkrua edhe një Memorandum Mirëkuptimi me Agjencionin për Promovimin e Investimeve në Kosovë, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të Odës Amerikane dhe këtij institucioni.

Ndër tjera, u nënshkrua edhe një Memorandum Mirëkuptimi me UNDP në Kosovë, përmes se cilit, Oda Amerikane dhe UNDP në Kosovë do të bëjnë shpërblimin vjetor të biznesit me përgjegjësi korporative për investime në komunitet/shoqëri./telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

Të shpejta, të shijshme, plot vlera ushqyese - Kurseni kohë, pa sakrifikuar shijen me gjellërat e gatshme të MEKA-s

MEKA HALAL FOOD
Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Auto Mita shpërblen me 20.000 euro dhuratë 10 blerësit e parë të Volvo XC90

Volvo Kosova
Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout - Platforma që ndryshon rregullat e shitblerjes së veturave në Kosovë!

Vetura Scout
American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

American Brain - Histori suksesi për shërimin ndaj varësisë së drogës dhe alkoolit

AMECC Rezonanca
Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

Fito VESPA dhe udhëtim në çift në Amsterdam

IP Petrol
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Kalo në kategori