LAJMI I FUNDIT:

Chelsea shkatërron Atleticon

Chelsea shkatërron Atleticon

Blutë e Chelseat kanë shpërthyer duke mposhtur me rezultat 4-0 ekipin e Atletico Madridit në takimin e grupit D të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Stamford Bridge.

Humbja ndaj Aston Villas gjatë vikendit ishte një stimulim i madh për ekipin e trajnerit Carlo Ancelotti, që dominoi tërësisht ndeshjen.

Salomon Kalou shënoi dy golat e parë, nga një në secilën pjesë, për t’i dhënë epërsinë e dyfishtë ekipit londinez.

Goli i parë i sulmuesit të Bregut të Fildishtë erdhi në fund të pjesës së parë (41’) pas një asistimi nga Michael Ballack, ndërsa tjetri erdhi disa minuta me të filluar pjesa e dytë (52′).


Serinë e golave për blutë e vazhdoi Frank Lampard në minutën e 69-të, ndërsa dështimin e plotë të ekipit madrilen e vulosi një autogol nga Luis Perea në çastet e fundit të ndeshjes.

Chelsea ka tre fitore nga tre takime në grupin D të Ligës së Kampionëve dhe kryeson me nëntë pikë, derisa ndiqet nga Porto me gjashtë, që po ashtu shënoi fitore në fushë të vet ndaj APOEL Nicosia me rezultat 2-1./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo bëhet lojtari i parë që arrin 900 gola në karrierë, festa e tij emocionuese përmbledh arritjen e pabesueshme

Ronaldo bëhet lojtari i parë që arrin 900 gola në karrierë, festa e tij emocionuese përmbledh arritjen e pabesueshme

Ndërkombëtare
Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

Vinicius foli për racizmin në Spanjë, por Nico Williams i dërgon mesazh përmes mediave

La Liga
Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

La Liga
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi

Serie A
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga

Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"

Premier League
Dita e ndeshjes: Kosova nis edicionin e ri të Ligës së Kombeve si nikoqir i Rumanisë

Dita e ndeshjes: Kosova nis edicionin e ri të Ligës së Kombeve si nikoqir i Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori