LAJMI I FUNDIT:

Chelsea në vend të parë

Chelsea në vend të parë

Supersfida e javës së tetë në Premier Ligë është zhvilluar në Stamford Bridge ndërmjet Bluve dhe Të Kuqve.

Ndeshja e zhvilluar të dielën, ndërmjet Chelseat dhe Liverpoolit, ka përfunduar me fitoren e vendasve me rezultat prej 2-0.

Pjesa e parë e kësaj sfide përfundoi pa gola, mirëpo nuk ndodhi ashtu në pjesën e dytë.

Pas plotësisht një orë lojë, Chelsea arriti deri te goli i avantazhit, kur Didier Drogba pasoi te partneri i tij në sulm, Nicolas Anelka, i cili ndëshkoi portierin Pepe Reina, dhe skuadrën e tij të dikurshme.


Derisa mysafirët nuk arritën ta barazojnë rezultatin, Blutë shënuan sërish në minutat shtesë të takimit (90’+1), me golin e Florent Malouda, derisa edhe në këtë gol asistues ishte Didier Drogba.

Me këtë fitore Blutë marrin kreun e tabelës me dy pikë më shumë se Manchester United që gjendet në vendin e dytë.