LAJMI I FUNDIT:

Chamakh prioritet i Wenger

Chamakh prioritet i Wenger

Sipas mediave në ishull, Arsene Wenger e ka përcaktuar sulmuesin e Bordeaux, Marouane Chamakh, si transferimin e parë gjatë afatit kalimtar veror.

Mail on Sunday shkruan se spekulimet për të ardhmen e Chamakh pritet të marrin fund kur sulmuesi algjerian të vendosë përfundimisht kalimin tek Arsenali si transfer i lirë, pasi që kontrata e tij skadon në qershor.

Ky transferim do të pritej mirë në qarqet e klubit londinez e sidomos nga tifozët, të cilët përpos Bendtnerit nuk kanë parë sulmues tjetër startues për shkak të lëndimeve. /Telegrafi/