LAJMI I FUNDIT:

Çfarë nënkupton fitorja e ukrainasve në Lyman për kundërsulmin e saj në lindje

Çfarë nënkupton fitorja e ukrainasve në Lyman për kundërsulmin e saj në lindje

Forcat e Armatosura të Ukrainës gjatë fundjavës rikthyen kontrollin e plotë në qytetin Lyman – një nga arritjet e saj më të mëdha në javën e fundit dhe një pengesë për Moskën.

Lyman është në rajonin e Donetskut, një nga katër territoret pjesërisht të pushtuara nga Rusia që njoftoi të premten se do t’i aneksonte, raporton cnn.


Trupat ruse ishin tërhequr nga qyteti përballë “kërcënimit të rrethimit”, konfirmoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë në Moskë në Telegram. Deri të dielën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se Lyman ishte “plotësisht i çliruar” nga trupat ruse.

Lyman ishte një qendër logjistike për ushtrinë ruse, të cilën e kishte shfrytëzuar për furnizimin me armatim në rajonet perëndimore dhe jugore.

Humbja e kontrollit mbi qytetin do të komplikonte operacionin në fushën e betejës së Rusisë, u tha gazetarëve të shtunën Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin.

“Lyman ishte qendër për linjat e furnizimit të rusëve. Ato i kanë përdorur për t’i shtyrë njerëzit dhe materialet në jug dhe në perëndim. Dhe pa ato rrugë do të jetë më e vështirë”, tha ai.

Lyman tani mund të bëhet një stacion për trupat ukrainase që të shkojnë më tej në lindje.

Që nga rimarrja e qytetit, forcat ukrainase janë zhvendosur në rajonin fqinj të Luhansk, pretenduan zyrtarët pro-rusë dhe propagandistët të hënën.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës arritën të kalojnë kufirin administrativ të LPR dhe të fitojnë një terren në drejtim të vendbanimit të Luhansk”, shkroi në Telegram, Andrey Marochko, një udhëheqës ushtarak në Republikën Popullore të vetëshpallur të Luhansk (LPR).

Objektivi tjetër i Kievit mund të jetë qyteti i Kreminës, rreth 24 kilometra në lindje të Lyman. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Njeriu më i shkurtër në botë është më i vogël se një shalqi: Hyri në librin Guinness, por jetën nuk e ka aspak të lehtë

Botë
1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

1 Maji në mbarë botën: Protesta, përleshje dhe gazlotsjellës

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori