Qeveria ka miratuar së fundmi Projektligjin për Kontrollin Kufitar, ku ka bërë disa ndryshime. Ato, sipas MPB-së, do të rregullojë kompetencat e policisë brenda shtetit dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve në menaxhimin kufitar.
Krahas masave në terren, Kosova ka bërë edhe ndryshime ligjore për ta forcuar kontrollin e kufirit shtetëror.
Qeveria ka ndryshuar dhe plotësuar Ligjin për këtë çështje rreth tre muaj pas sulmit terrorist serb në Banjskë.
Në parim, kjo nismë legjislative që tani është në fazën e projektligjit, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të rregullojë çështjet që kanë të bëjnë me kontrollin kufitar, kompetencat e policisë brenda shtetit dhe bashkëpunimin ndërmjet organeve shtetërore të cilat kanë kompetencë menaxhimin kufitar.
Ndër risitë në projektligj është shtimi i një paragrafi të ri në nenin që flet për përcaktimin dhe shënjimin e vijës kufitare, i cili i jep edhe një detyrë Ekzekutivit.
“Qeveria e Kosovës me akt nënligjor miraton mënyrën e shënjimit dhe mirëmbajtjen e vijës kufitare të Republikës së Kosovës”.
I pandryshuar ka mbetur neni i cili flet për njësitë dhe mjetet policore për mbikëqyrjen e kufirit.
“Mbikëqyrja e kufirit mund të kryhet edhe me mjete teknike, duke përfshirë edhe mjetet elektronike. Gjatë kryerjes së mbikëqyrjes së kufirit Policia e Kosovës është e autorizuar që të shfrytëzojë qen kufitar dhe të vendosë pengesa me të cilat pamundësohet kalimi ilegal i kufirit shtetëror”.
Miratimi i këtij projektligji, MPB thotë se është paraparë në planet strategjike dhe operacionale të Qeverisë për periudhën 2021-2025.
“Projektligji për Kontrollin e Kufirit është ndryshuar për disa qëllime kryesore, ku kryesore ka qenë avancimi i harmonizimit të Projektligjit me acqui të BE-së. Në këtë drejtim janë përcaktuar rregullat për Informacionin Paraprak për Udhëtarë (IPU) dhe për Regjistrin me Emrat e Udhëtareve (REU)”, thuhet nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Pas futjes se sasive të mëdha të armatimit nga terrori i Serbisë dhe sulmit terrorist në Banjskë, me kërkesë të Kosovës NATO ka përforcuar kontrollin e brezit kufitar me këtë shtet.
Kosova e Serbia kanë rreth 350 kilometra vijë kufitare, e ndër vite, nuk kanë qenë të pakta incidentet në zonat përreth tij, me forcat serbe që shumë herë kanë shkelur brenda territorit kosovarë e kanë kryer edhe akte si rasti i fundit i kidnapimit të tre policëve në mes të muajit qershor./Tv Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Nga fillim java temperaturat bien deri në minus 4 gradë celsius

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore