Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini çaj çdo ditë

Çaji është një nga pijet më të pëlqyera në planet. Disa e pinë me mëngjes, të tjerët për t’u çlodhur para gjumit.
Duke marrë parasysh se njerëzit në mbarë botën e kanë konsumuar këtë pije me mijëra vite, lind pyetja se çfarë lloj përfitimesh shëndetësore mund të ofrojë çaji dhe nëse ka ndonjë efekt anësor negativ nga pirja e tij.
Shumica e këtyre përfitimeve ose efekteve anësore lidhen me lloje të veçanta çaji, por disa gjëra për çajin mund të thuhen në një kuptim më të përgjithshëm. Për shembull, çaji i gjelbër njihet si një nga llojet më të shëndetshme të çajit për shkak të antioksidantëve specifikë, kështu që mund të ofrojë disa përfitime që çajrat tjerë bimorë mund të mos i kenë. Në mënyrë të ngjashme, çajrat bimorë mund të jenë unikë në varësi të luleve nga e kanë prejardhjen, kështu që secili lloj do të dallohet sipas asaj që ofron.
Çaji mund ta ndihmojë zemrën tuaj
Të zgjoheni me një filxhan çaji ose të shijoni një filxhan çaj para gjumit, mund të jetë më shumë sesa thjesht kënaqje e dëshirave tuaja. Në fakt, pak çaj mund t’ju ndihmojë ta mbani zemrën të shëndetshme.
“Disa çajra, si çaji i zi, çaji i gjelbër dhe çaji hibiskus, janë lidhur me përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe mund të ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut, uljen e niveleve të kolesterolit LDL (kolesterolit të keq) dhe përmirësimin e funksionit të përgjithshëm kardiovaskular”, citon Eat This Not That doktoreshën Amy Goodson.
Mund ta përmirësojë funksionin kognitiv
Konsumuesit e çajit të gjelbër do të jenë të lumtur të mësojnë se zakoni i tyre i pirjes së çajit mund t’i japë trurit një nxitje.
Ky çaj përmban L-theanine, një aminoacid që punon në mënyrë sinergjike me kafeinën për të siguruar një nxitje më të butë dhe më të qëndrueshme të energjisë, duke përmirësuar vigjilencën dhe funksionin njohës.
Megjithatë, këto përfitime njohëse nuk vijnë vetëm nga çaji i gjelbër. Çajet me kafeinë mund të ofrojnë gjithashtu një nxitje të butë të energjisë dhe të përmirësojnë vigjilencën dhe funksionin njohës.
Çaji mund ta ndihmojë tretjen
Kur jeni duke pasur probleme me shqetësimet e lukthit ose tretjen, disa çaje mund t’ju ndihmojnë të relaksoheni.
“Çajet bimorë, si kamomili, menta dhe xhenxhefili, mbështesin shëndetin e tretjes dhe ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të fryrjes, dispepsisë dhe të përzierave”, thotë Lisa Young, Ph.D. sc.
Jo vetëm që çaji mund të ndihmojë menjëherë në përmirësimin e tretjes, por gjithashtu mund të ndihmojë në shëndetin e zorrëve dhe tretjen me kalimin e kohës. Për shembull, taninat e çajit të zi mund të kenë veti të buta antibakteriale që mund ta mbështesin shëndetin e zorrëve duke nxitur rritjen e baktereve të dobishme të zorrëve – thuhet tutje.
Mund t’ju ndihmojë të relaksoheni
Çaji i kamomilit, i cili bëhet nga lulet e thara të kamomilit, përdoret veçanërisht për gjumë dhe relaksim.
Ky çaj është i njohur për efektet qetësuese për shkak të pranisë së apigeninës, një antioksidant që lidhet me receptorë të caktuar në trurin tuaj, duke reduktuar ankthin dhe duke nxitur relaksimin.
Kur bëhet fjalë për gjumin, çaji i kamomilit para gjumit mund ta përmirësojë cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit, falë vetive të tij qetësuese.
Mund ta reduktojë inflamacionin
Çaji është i njohur edhe për vetitë anti-inflamatore. Sipas një studimi në International Journal of Molecular Science, ka një sasi të madhe kërkimesh që mund të vërtetojnë përfitimet pozitive anti-inflamatore të pirjes së rregullt të çajit.
Ky studim e ka analizuar në mënyrë specifike çajin gjelbër dhe të zi. Ajo që studiuesit kanë gjetur është se vetitë e gjetura në këto dy çaje mund të kenë një ndikim të madh në reduktimin e inflamacionit në qelizat e kuqe të gjakut. Ata madje zbuluan se njerëzit me lupus që konsumonin çaj të gjelbër çdo ditë për 12 javë, raportuan më pak inflamacion në trupin e tyre.
Rregullim i metabolizmit, marrja e më shumë fitonutrientëve, urinimi më i shpeshtë, kontrollimi i peshës – janë disa nga përfitimet tjera nga çaji. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës