LAJMI I FUNDIT:

ÇEZ, zgjidhet gabimi me faturat

ÇEZ, zgjidhet gabimi me faturat

Kompania çeke, CEZ, ka pranuar të martën një pjesë të fajit lidhur me problemin e hasur te disa fatura dritash në një nga zonat kryesore të Tiranës. Kompania CEZ ka reaguar duke thënë se njihej me problemin dhe kishte nisur marrjen e masave.

“Këtyre klientëve nuk u duhet të paguajnë kosto financiare si rezultat i këtij gabimi në matje të sistemit tonë të faturimit. Vetë kompania e ka identifikuar gabimin në sistem që ka gjeneruar faturimin 0 për muajin janar, dhe për këtë arsye në muajin shkurt këtyre konsumatorëve u janë faturuar 600 kilovat për 7.7 lekë, (tarifë e fashës 300 kilovat) dhe pjesën e mbetur me 13.5 lekë”, thanë zyrtarë të CEZ-it.

Kompania kërkon të sqarojë se llogaritja e tarifave nuk është kryer në formë abuzive, pasi konsumatorëve u janë përpjesëtuar kilovatët për janar e shkurt.

“Duke identifikuar gabimin, kompania mori përgjegjësitë e veta dhe në faturën e radhës mori masa për të eliminuar kostot financiare për klientët e prekur nga ky gabim. Pra për klientin nuk ka pësuar dëm financiar”, deklarojnë zyrtarë të CEZ-it. /Tch /Telegrafi/