LAJMI I FUNDIT:

Cesc premton se nuk largohet nga Arsenali

Cesc premton se nuk largohet nga Arsenali

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, iu ka thënë reporterëve të Barcelonës se ai nuk do të largohet për në Spanjë gjatë kësaj vere.

Cesc ishte në vendlindjen e tij gjatë vikendit për të ndihmuar promovimin e biznesit të ri të nënës së tij, dhe sërish është lidhur me një transferim në Barcelona.

“Nuk do të largohem nga Arsenali. Thierry Henry ka thënë të njëjtën gjë? Jo, po ju premtoj, nuk do ta bëj atë. Do të qëndroj atje”, ka thënë Fabregas./Telegrafi/