LAJMI I FUNDIT:

Cesc: Ndjehem mirë në Arsenal

Cesc: Ndjehem mirë në Arsenal

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, iu ka thënë fansave të tij spanjoll se ai ndjehet mirë në Londër.

I kthyer në Spanjë për të qenë pjesë e takimeve miqësore me kombëtare, Cesc është detyruar të flasë për spekulimet të cilat e lidhin atë me një largim nga Arsenali. Por mesfushori ka thënë se ndjehet mirë te klubi anglez dhe se nuk është duke menduar për të ardhmen e tij.

“Nuk jam duke shikuar përtej dhe jam i fokusuar vetëm në atë çfarë ndodh në periudhë të shkurtë, kam një përgjegjësi të madhe në klubin tim”, ka thënë Fabregas./Telegrafi/