LAJMI I FUNDIT:

Cesar: Mourinho frikëson kundërshtarët

Cesar: Mourinho frikëson kundërshtarët

Portieri i Interit, Julio Cesar, ka thënë se kundërshtarët i frikësohen ndikimit të trajnerit Jose Mourinho, që është padyshim njëri prej trajnerëve më të mirë në botë aktualisht.

“Mourinho është sistematik dhe preciz, ne e marrim shumë seriozisht atë që bën ai. Ai gjithashtu i frikëson kundërshtarët”, ka thënë braziliani.

I pyetur nga sport.it se çfarë ka përgatitur Mourinho për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ndaj Bayernit, Cesar tha: “Tani për tani ky është sekret. Duhet të shikoni të shtunën për ta zbuluar”. /Telegrafi/