LAJMI I FUNDIT:

CES 2015: Në prag të panairit, shfaqet edhe HTC One M9 (Hima)

CES 2015: Në prag të panairit, shfaqet edhe HTC One M9 (Hima)

Në mesin e shumë telefonave të avancuar që do të shfaqen në CES 2015 pritet të jetë edhe pasaardhësi i modelit kryesor të telefonit të HTC One M8, përkatësisht modeli i ri HTC One M9 (Hima).

Më herët, Jeff Gordon i HTC pati thënë se “njerëzit do të mahniten” me karakteristikat e avancuara që do të vijnë në produktet e kompanisë në 2015, mbase duke aluduar fillimisht në HTC One M9.

Për t’i rritur dyshimet mbi ekzistencën e HTC One M9, portali kinez Zol ka shfaqur pamjet e rrjedhura të HTC One M9, i cili nuk duket edhe shumë ndryshe nga One M8, i cili gjithsesi se ka dizajn shumë të bukur.


Raportet e mëhershme mediale sugjeronin se M9 ose HTC Hima do të ofrojë karakteristika të jashtëzakonshme, duke filluar nga ekrani në QHD me 2560 x 1440 piksel, procesori i Qualcomm – Snapdragon 810, 3GB RAM, kamera e përparme me 13MP, ajo kryesore me 20.7MP, bateria me 2,840mAh dhe Android 5.0 Lollipop.

Në panairin e CES 2015, HTC pritet të debutojë edhe me modelet e lira të telefonave të linjës Desire, të cilët janë më të përballueshëm për nga kostoja e tyre. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Publikohen specifika të serisë F nga Samsung

Publikohen specifika të serisë F nga Samsung

Teknologji
Kalo në kategori