LAJMI I FUNDIT:

CES 2015: LG do ta prezantojë G Flex 2

CES 2015: LG do ta prezantojë G Flex 2

Telefoni që është menduar të jetë i lakuar qëllimisht, duket se do të prezantohet nesër zyrtarisht në panairin e madh të teknologjisë që mbahet në Las Vegas - CES 2015.

Bëhet fjalë për LG G Flex 2, për të cilin Qualcomm kishte cicëruar para disa ditëve, për të dhënë një dëshmi të parë që telefoni më i ri i LG do ta ofrojë procesorin e kësaj kompanie, përkatësisht procesorin Snapdragon 800.

Për t’i hequr këto dyshime, LG tani e ka vendosur një poster gjigant në njërën nga sallat e panairit të CES 2015, në të cilën shfaqen pamjet e G Flex 2, telefonit të lakuar të LG.

Sipas pamjes së posterit duket se forma e telefonit të ri të LG nuk do të jetë shumë e ndryshme se gjenerata e parë e këtij telefonit, G Flex, por në këtë poster nuk jepet asnjë detaj për karakteristikat e mundshme të telefonit.


Megjithatë, faqja koreane naver më herët pati raportuar se G Flex 2 do të ofrojë mbështetje për rrjetin LTE A me agregimin e brezave të tre operatorëvem ngjashëm sikurse edhe rivali i tij, Galaxy Note 4.

Ndër të tjera besohet se telefoni i ri i LG do të ofrojë edhe Snapdragon 810 në quad-core ARM Cortex A57 dhe quad-core A53, njësinë procesuese në 64-bit.

Karakteristikat tjera të G Flex 2 do ta përfshijnë edhe ekranin me diagonalen prej 5 deri në 5.5” në rezolucionin 1080p. Për t’i konfirmuar këto detaje duhet të pritet deri nesër, kur fillon panairi i CES 2015 edhe zyrtarisht. (Telegrafi)

Në trend Teknologji

Më shumë
Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Përpara ngjarjes së madhe të Apple, bëhet virale reklama e parë indiane e gjigantit teknologjik

Teknologji
Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Harroni orizin, telefoni i lagur rregullohet nga “shpërthimi zanor”?

Teknologji
Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Samsung Galaxy S25 Ultra do të jetë telefoni më i hollë premium

Teknologji
Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Kompania për zhvillim softuerësh që synon shtrirjen në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut, Mrishaj jep detajet

Teknologji
Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Nitro Blaze 7 është kompjuteri i parë i lojrave në dorë i Acer

Teknologji
Publikohen specifika të serisë F nga Samsung

Publikohen specifika të serisë F nga Samsung

Teknologji
Kalo në kategori