LAJMI I FUNDIT:

Celikut kinez i rriten normat doganore

Celikut kinez i rriten normat doganore

Bëhet fjalë për mosmarrëveshjen më të madhe në historinë amerikane, kur është fjala për tregtinë me çelik, dhe me këtë do të goditen importet kineze në vlerë prej 2.7 miliardë dollarë në SHBA.

Komisioni amerikan për Tregtinë Ndërkombëtare vendosi të rritë detyrimet doganore mbi importet e tubave kineze, të cilat përdorën kryesisht në industrinë e naftës dhe gazit.

Ky veprim erdhi pas ankesave të paraqitura nga U.S. Steel dhe gjashtë prodhuesve tjerë të çelikut, si dhe sindikatës së punëtorëve të çelikut.

Ndërmjet Kinës dhe SHBA-së ekzistojnë disa mosmarrëveshje tregtare në lidhje me qasjen e disa mallrave në tregje, duke filluar nga tregtia e mishit të pulës dhe gomave, e deri te filmat hollivudian.