LAJMI I FUNDIT:

Çdo e dhjeta adoleshente anoreksike, kush ka faj?

Çdo e dhjeta adoleshente anoreksike, kush ka faj?

Adoleshentët e sotëm vetëm të pabrenga nuk janë, ndërsa presioni shoqëror dhe medial për t’u dukur mirë është më i madh sesa kurrë më parë.

Kështu numri i atyre që janë të sëmurë nga çrregullimet e ushqyerjes çdo vit rritet për 13 për qind, çka tregon që shëndeti mental i një gjeneratë të tërë është në rrezik, ka treguar studimi i London University i cili ka analizuar të dhënat shëndetësore të nxënësve në Britani të Madhe. Numri më i madh i rasteve të reja të bulimisë dhe anoreksisë është tek vajzat në moshën prej 15 deri 19, dhe djemtë në moshën prej 10 deri 14.

Rreth pesë deri dhjetë për qind e adoleshentëve kanë të diagnostikuar ndonjë formë të çrregullimit të ushqyerjes, ndërsa ekspertët besojnë se si një numër i madh i rasteve as nuk janë diagnostikuar sepse prindërit dhe mjekët nuk e kanë njohur problemin. Çrregullimet e ushqyerjes pas depresionit paraqesin problemin e dytë më të shpeshtë të popullatës së re.

Po ashtu, sot ka rreth nëntë herë më shumë mundësi që vajzat prej moshës 10 deri 19 vjet të sëmuren nga anoreksia se sa diabeti i tipit 1, transmeton Koha.net. Edhe pse numri i djemve të sëmurë është më i vogël, edhe tek ata vihet re rritje e vazhdueshme e çrregullimeve në ushqyerje.


“Stili modern i jetesës, vlerat e kulturës së sotme, imazhi i shtrembëruar medial i shoqërisë dhe imazhi i trupit ideal të përkryer krijojnë presion tek të rinjtë, vetëbesimi i të cilëve ende nuk është aq i zhvilluar për t’u mbrojtur me sukses”, – ka thënë udhëheqësja e studimit, dr. Nadia Micali.

Ajo tutje shton se si është e nevojshme t’i kushtohet më shumë vëmendje këtij problemi, të paralajmërohen prindërit dhe të bëhen ndryshime në sistemin shëndetësor për shërimin e sëmundjeve të tilla. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori