Shqiptarët harxhojnë shumë kohë në vendin e punës, kundrejt një page dhe rendimenti të ulët.
Statistikat e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) referojnë se 9 për qind e të punësuarve në Shqipëri punojnë mbi 48 orë në javë ose një ditë pune me shumë se përshkrimi në kodin shqiptar të punës,
Pjesa tjetër e të punësuarve punojnë 35 deri në 48 orë në javë dhe vetëm 7.9 për qind të punësuarve harxhojnë më pak se 35 orë në javë në punë. Të gjithë të punësuarit punojnë mesatarisht 41 orë pune nga 40 orë që përcakton ligji. Të dhënat e ILO-s referojnë te dhënat deri në vitin 2019.
Sipas legjislacionit të brendshëm kohëzgjatja e punës përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, në kontratën kolektive ose në kontratën individuale të punës, brenda kufirit të kohës javore maksimale të punës. Kohëzgjatja ditore normale e punës është jo më shumë se 8 orë në ditë dhe 40 ore në javë. Këshilli i Ministrave përcakton kohëzgjatje javore të reduktuar për punët që paraqesin vështirësi ose që janë të dëmshme për shëndetin. Për punëmarrësit nën 18 vjeç kohëzgjatja ditore e punës është jo më shumë se 6 orë në ditë.
Nëse rrethanat kërkojnë kryerjen e orëve shtesë të punës, punëdhënësi mund t’i kërkojë punëmarrësit për të kryer orë shtesë pune, për aq kohë sa është e mundur dhe e nevojshme, si dhe duke marrë parasysh kushtet vetjake dhe familjare të punëmarrësit. Nuk mund të kërkohet kryerja e orëve shtesë javore kur punëmarrësi ka kryer 48 orë pune në javë. Orët shtesë nuk mund të kalojnë limitin prej 48 orësh në jave dhe 200 orësh në vit.
Në Shqipëri, sipas INSTAT, koha më e gjatë e punës është në sektorin e prodhimit me 45.8 orë dhe tregti, transport, hoteleri, shërbime të biznesit dhe administrative me 44. 8 orë. Në ndërtim puna zgjat 42.7 orë gjatë një jave. Më pak në vend punojnë punonjësit e shtetit me 39.8 orë.
Orët e gjata të punës nuk prodhojnë fitime më të larta për punonjësit. Të dhënat e krahasueshme rajonale që i takojnë vitit 2019 tregojnë se, Shqipëria ofron paga me diferencë gati 30 për qind për të gjitha gruprofesionet kryesore.
Si rrjedhojë Shqipëria ka produktivitetin më të ulët të punës në shkallë evropiane. Për shembull një biznes fasonerie në Itali gjeneron dy herë më shumë të ardhura se një fason në Shqipëri me të njëjtin numër punonjësish.
Mungesa e aftësive dhe hendeku teknologjik po mbajnë në presion të ardhurat nga puna në vendin tonë, teksa bota është përfshirë në eksperimente që tregojnë se shkurtimi i orareve të punës ndikon në rritjen e fitimeve për kompanitë.
Vitin e kaluar, Microsoft në Japoni tha se, shitjet ishin rritur me gati 40 për qind gjatë një eksperimenti ku punëtorët përfituan nga një fundjavë tre-ditore me pagë të plotë. Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin preferon uljen e ditës së punës nga tetë orë në gjashtë. Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern po sugjeron gjithashtu javë më të shkurtër si një mënyrë për të rritur turizmin dhe për ta vendosur vendin përsëri në rrugën e rikuperimit pas-pandemisë COVID-19. /Monitor/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Formë e re testimi për patentë shoferë, zbatimi nis sot nga Ministria e Infrastrukturës

Emona Center - Zgjedhja e parë për cilësi dhe kursime

Bashkohuni ne sesion informues të bursave për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti i York Europe Campus në Selanik, Greqi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame