LAJMI I FUNDIT:

Casillas: Topi i Botërorit, si top plazhi

Casillas: Topi i Botërorit, si top plazhi

Portieri spanjoll i Real Madridit, Iker Casillas, e ka krahasuar topin e Kampionatit Botëror të sivjetmë me një top plazhi, pas fitores së vështirë të Spanjës ndaj Arabisë Saudite në Austri të shtunën, duke qenë jashtëzakonisht kritik për paparashikueshmërinë e topit të Botërorit.

“Është sikurse një top plazhi. Nuk ankohen për këtë vetëm portierët, por edhe lojtarët në fushë bëjnë të njëjtën gjë. Është thënë se një garë aq e rëndësishme si Botërori do të ketë një element aq vital si ky top me karakteristika anormale”, deklaroi Casillas.

Spanjës iu nevojit një gol në sekondat e fundit nga Fernando Llorente, për të kompletuar fitoren e vështirë ndaj Arabisë Saudite. /Telegrafi/