LAJMI I FUNDIT:

Capello trajner i Anglisë deri në vitin 2012

Capello trajner i Anglisë deri në vitin 2012

Federata Angleze e Futbollit, ka arritur që të nënshkruajë një amendament në kontratën e Fabio Capellos, duke garantuar qëndrimin e strategut italian deri pas Kampionatit Evropian, Euro 2012.

Ky amendament në kontratën e Capellos, e heqë klauzolën që lejonte italianin të largohej pas Botërorit të sivjetmë, duke shuar përfundimisht shpresat e Interit për transferimin e Capellos.

Interi kishte shprehur hapur interesimin për Fabio Capellon pas largimit të Jose Mourinhos në drejtim të Real Madridit. /Telegrafi/